Vendi ynë është përfshirë nga reshje intensive shiu që prej mesditës së kësaj të enjteje. Intensiteti ishte i lartë duke arritur deri në 12.7 milimetra shi, si dhe u shoqërua nga era e fortë dhe shkarkesa elektrike.

Reshjet intensive të shiut nuk krijuan probleme në pengimin e qarkullimit të automjeteve, ndërsa të gjitha rrugët u mbushën me ujë për shkak të sasisë së madhe të reshjeve dhe mospërballimit të kanaleve kulluese anësore.

Reshjet pritet të ndërpriten gjatë orëve të mbrëmjes për t’ia lënë vendin uljes së temperaturave. Në dy ditët e ardhshme temperaturat maksimale në Mat pritet të kapin vlerën e 10 e 8 gradë Celsius ndërsa ato minimale 3 dhe -1 gradë Celsius.

Ndërprerja e reshjeve do të sjellë mot të mirë, ndaj dhe fundjava pritet të ketë mot me diell për të paktën 5 ditët e ardhshme.

Edhe temperaturat javën e ardhshme pritet të pësojnë rritje si në vlerat maksimale ashtu edhe në ato minimale nga 16 deri në 6 gradë Celsius.