Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit, ndërsa familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm.

Burime bëjnë me dije se e reja e ka pasur fëmijën e saj të parë, gjendja e të cilit paraqitet e mirë, pas operacionit ku e ëma e tij humbi jetën.

Sipas informacioneve të para gruaja ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, po gjithçka mbetet në fazën e dyshimeve, pasi nuk ka informacione zyrtare.