Këtë të Martë në të gjithë Shqipërinë është ndaluar qarkullimi i automjeteve pa autorizim të marrë në Drejtoritë e Policive të Qarqeve. Vetëm mjetet me leje të posatshme janë lejuar të qarkullojnë jo vetëm në rrugët ndërqytetase por edhe brenda qyteteve. Në zbatim të aktit normative drejtuesve të mjeteve ju është hequr leja e drejtimit për tre vite si dhe ju është sekuestruar atuomjeti.

Ndërkohë edhe gjatë kësaj të marteje Bashkia e Matit ka vijuar dezinfektimin e trotuareve apo hapsira të tjera të qytetit të Burrelit. dezinfektimi është bërë me anë të mjetit zjarffikës, ku uji ishte i përzier me soculcion dezinfektues.

Edhe këtë të Martë, lëvizja e qytetarëve sidomos në orët e paradites ka qenë e shtuar. Ndonëse shumë prej tyre kishin dalë për produktet bazike, pjesa tjetër sidukej ishte për shëtitje. Ndërkohë tashmë pas orës 18:00 kushdo që do të konstatohet të lëvizë në këmbë do të gjobitet në masën e 10 mijë lekëve të rinj.