Mati është përfshirë nga një valë e re infektimesh me Covid-19 ku sipas mjekëve janë të variantit Delta. Nga ana tjetër vijon procesi i vaksinimit të popullatës në të gjitha qendrat shëndetësore të përshtatura si pika vaksinimi. Në javët e fundit pranë qendrës Shëndetësore Burrel, kanë marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës çdo ditë rreth 80 deri në 100 qytetar. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Burrel, mjekja Sheme Celami iu bën apel qytetarëve mbi 18 vjeç të paraqiten për tu vaksinuar. Qytetarët mund të kontaktojnë me mjëkun e familjes apo të paraqiten pranë pikave të vaksinimit për tu njohur me procedurën.
Deri tani në të gjithë rrethin e Matit kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinës mbi 15 000 qytetar të grupmoshës mbi 18 vjeç. Apeli i instancave shëndetësore shkon për të gjithë qytetarët që të paraqiten për tu vaksinuar dhe të gjihë ata që kanë shenja të sëmundjes të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes.