Midis dy fshatrave, fshatit Fshat dhe fshatit Dars, prej dy dekadash mungon ura që i lidhte ato në lagjen “Llaveshi”. Deri para 20 vitesh kjo urë ekzistonte, por një reshjet e shumta bënë që uji i rrëmbyeshëm i zallit ta rrëmbente urën tip pasarelë dhe që atëherë banorët rrezikojnë jetën tek kalojnë zallin duke u kacavjerrur përmes një ure primitive. Banorët e fshatrave Fshat dhe Dars kërkojnë pushteti vendor që të ndërtojë sa pa ardhur dimri një urë tip pasarelë për tu shërbyer banorëve në lidhjen e këtyre dy fshatrave. Kjo urë jo vetëm do të ishte më e sigurt për jetën e tyre, por edhe do të shkurtonte në maksimum rrugën e gjatë lidhëse që përdorin tani për tani banorët.
Mungesa e urës është më problematike për periudhën e dimrit, pasi gjatë verës banorët kalojnë nëpërmjet zallit, cili në këtë stinë ka prurje të pakta. Por në periudhën e dimrit, kur prurjet janë të shumta, banorët rrezikojnë jetën duke kaluar përmes kësaj ure primitive të ndërtuar në mënyrë amatore nga ato vetë.