Ura në Sukbull në rrezik, asnjë ndërhyrje për ta parandaluar shembjen

Share

   Mungesa e mirëmbajtjes prej më shumë se 10 vitesh që nga ndërtimi i saj ka shkaktuar pasoja të rënda në rrugën nacionale Ura e Matit – Rrëshen. Gjatë kësaj periudhe janë vënë në rrezik edhe veprat e artit siç është ura në kufirin ndarës mes Matit e Mirditës si dhe ajo në Sukbull të fshatit Zenisht. Kjo e fundit vijon të degradohet edhe pse prej disa muajsh rruga tashmë e ka një firmë mirëmbajtëse. Banorët që jetojnë aty afër kanë vënë re që po krijohet hapsirë boshe poshtë asfaltit në hyrje të urës dhe kanë vendosur disa shenja për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për rrezikun që ju kanoset. Bujar Xhetani thotë se rreziku është shumë i madh pavarësisht shenjave paralajmëruese të vendosura në vendin ku është hapsira boshe. Ai kërkon që firma mirëmbajtëse të marrë masa sa më parë dhe të mos lejojë që gjendja të degradojë më tej deri në bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Gjendja e rrugës Ura e Matit – Rrëshen mbetet problematike edhe pasi ky aks u dha për mirëmbajtje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Read more

Local News