Ura në Skuraj që i mori jetën një të riu. Prej tre vitesh nuk është marrë asnjë masë për ta rikthyer në gjendje normale

0
18

 Prej të paktën tri vitesh banorët e fshatit Skuraj në Bashkinë Kurbin kanë mbetur të izoluar për shkak të dëmtimit të kësaj ure që i lidh ato me rrugën nacionale Burrel – Milot. Ura në fjalë është ndërtuar në vitin 2017 dhe funksionoi normalisht deri tre vite më parë kur fryrja e madhe e lumit Mat e ndau atë në disa pjesë. Duke mos patur një mundësi tjetër, banorët detyroheshin të kalonin mbi këtë urë, ku është bërë shkak edhe për humbjen e jetës së një të riu i cili ka rënë në shtratin e lumit. Nikoll Marku është një nga banorët e zonës që e vuan më së shumti dëmtimin e kësaj ure. Ai shprehet se Bashkia Kurbin nuk ja ka hapur dyert kur ka shkuar të ankohet për këtë urë. Nikolla thotë se janë 5 fshatra që do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por ura nuk është problem vetëm i banorëve por edhe për turistët. Duke qenë se ajo gjendet ngjitur me rrugën nacionale, është shumë e vizitueshme, por turistët frikësohen për tu ngjitur në të. Ky çift hollandez thotë se ura është në një vend shumë të bukur, por gjendja e saj është e frikshme.

“Ne jemi tani afër një ure të prishur dhe është shumë e bukur në fakt ta shohësh. Prandaj po e vizitojmë. Në fillim ishim të një urë me dërrasa dhe pamë këtë urën në largësi dhe vendosëm ta shohim më nga afër që tjua tregojmë familjarëve dhe shokëve. Një urë e prishur por me ngjyrë akoma. Unë nuk do të kaloja mbi të, është shumë e rrezikshme. Këtë urë do e kaloja vetëm nëse do të ndihesha në rrezik për jetën time, psh nëse do të më ndiqte një ari, përndryshe jo. Na pëlqen Shqipëria shumë, na pëlqen ushqimi e shumë gjëra të tjera që ju i keni”.

Dikur kjo urë ishte më e vizituara për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet, ndërsa sot është e rrënuar.