Pak muaj më parë, Mat Tv ngriti shqetësimin e drejtuesve të mjeteve për rrezikun që iu kanosej gjatë kalimit mbi urën e Karicës, pjesë e rrugës nacionale Burrel – Skuraj. Dëmtimi i njërës nga këmbët në anën lindore të saj ka bërë që jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe banorë të zonës përreth të kërkojnë ndërhyrje emergjente.

Një nga banorët e fshatit Drita i cili ndodhet pranë kësaj ure, Ibrahim Kurti kërkon që të ndërhyhet sa më parë në riparimin e këmbës në anën lindore të urës, pasi nëse shembet jo vetëm që rrezikon jetën e përdoruesve të saj, por mund të kërkojë kosto shumë më të lartë se tani.

Problemet e kësaj ure janë jo vetëm në dëmtimin e këmbës në anën lindore, por edhe dëmtimi i barrierave anësore apo gërryerja e këmbës që ndodhet në përrua.