Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

Në një prononcim për mediat nga Vlora, Manja i është shmangur pyetjes mbi shtimin e rasteve të arrestimeve nga anëtarët e PS-së, por tha se mazhoranca e sotme ka krijuar reformën në drejtësi e cila po jep rezultat.

Sipas tij, reformën në drejtësi duhet ta lëmë të bëjë punën e saj dhe në rastin e Alqi Bllakos.