Ulen pas disa ditësh rastet me Covid 19 në Shqipëri

Share

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot nëpërmjet një deklarate për shtyp se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar kështu në 1,722 numrin e të prekurve në total nga kjo sëmundje pandemike. Kjo është një ulje e lehtë e kurbës së infeksionit, krahasuar me ditën e djeshme, ku u regjistruan 82 raste. Gjithashtu ka ndërruar jetë një paciente 82-vjeçare nga Tirana. Deri tani 38 persona kanë ndërruar jetë. Ndërkohë edhe 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në 1077 totalin e tyre.

Rastet e reja janë konstatuar;

  • 12 në Shkodër
  • 11 në Tiranë
  • 7 në Vlorë
  • 6 në Krujë
  • 5 në Korçë
  • 4 në Durrës
  • 2 në Pukë
  • 2 në Kurbin
  • 1 në Lushnjë

Read more

Local News