Kryeministri, Edi Rama ishte sot në Fushë-Krujë ku vizitoi lagjen e re të këtij qytetit, e cila u rindërtua pasi e shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.
“Pavarësisht motit do të punojmë pa pushim. Pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonë me ndalimin komplet nga karantina e përgjithshme. Vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet të bëjmë. Nuk duhet të vonohemi më tutje sa të kemi mundësi” tha Rama.
Nga inxhinierii punimeve mori garancinë se brenda një muaji e gjysmë do të nisë puna edhe për ndërtimit e pallateve të reja.
Edhe pse moti nuk e favorizoi gjatë inspektimit, pasi shiu binte curril, Rama nuk preferoi të mbante çadër por kishte hedhur mbi kokë kapuçin e xhupit.
Po kështu kryeministri ishte kujdesur që të vendoste maskën edhe jashtë përpara se vendimi të hyjë në fuqi. Ajo binte në sy për trëndafilin e madh të kuq.
Shefi i qeverisë nuk kurseu edhe kritikat ndaj kryebashkiakut Artur Bushi që e shoqëronte.
“Duhet të vësh maskën, është me detyrim kudo përveçse në shtëpi”- i tha Rama teksa për vete kishte vendosur një maskë me një trëndafil të kuq.