Naim Topalli, nga fshati Vojnik i Maqellarës në Dibër ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, pas viteve ‘90-të emigroi drejt Italisë për një jetë më të mirë. Naimi jetoi në shtetin italian përreth 2 dekada ku arriti të grumbullonte disa të ardhura. Në vitin 2012 ai vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri për të investuar në vendin e tij. Duke qenë se zona e Maqellarës ka qenë ndër zonat më prodhuese të Dibrës, Naimi iu përkushtua bujqësisë dhe vendosi të blejë mjete agregate. Naim Topalli bleu pajisje mbi 100 mijë euro, ndërsa shpresonte që të ndërtonte një jetë të mirë në vendin e tij. Nga ana tjetër, Naimi shprehet se as shteti nuk po e mbështet jo vetëm për mjetet aggregate por as edhe për të mbjellat. Sipas tij, nuk ka marrë asnjë lekë për naftë këtë vit.

Fermeri Naim Topalli bën një bilanc të veprimtarisë së tij bujqësore dhe shprehet i penduar për rikthimin në vendlindjen e tij pasi nuk ka punë, dhe mjetet agregate po i  dëmtohen.

Naimi thotë gjithashtu se në këtë situatë, jo vetëm që po nuk po nxjerr të ardhura për ekonominë e familjes, por dhe po çon dëm të ardhurat që ka investuar.