Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka bërë ditën e sotme arrestimin e një 19-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi me inicialet B. Sh., i cili në datën 4 të këtij muaji ishte konstatuar në segmentin Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, duke transportuar me një furgon 13 emigrantë të jashtëligjshëm.

Materialet hetimore për rastin në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punë për parandalimin dhe goditjen aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim : B.SH., 19 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas me datë 04.10.2021, në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke transportuar me një automjet furgon 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

/Bulqiza.info/