Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme 2 persona për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton se shtetasi Q.Gj., banues në Bulqizë, u arrestua pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu u bë i mundur edhe arrestimi i shtetasit H.M., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen e organeve përkatëse.

Informacion- Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga strukturat e Policisë janë proceduar penalisht shtetasit:

Q.Gj., banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

H.M., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.