Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Dibrës pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Policia njoftoi se 49-vjeçari është shtetasi me iniciale TH.D., banues në Dibër.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi :

Th. D., 49 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.