Elton Debreshi, i cili në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi i pavarur në qarkun e Dibrën, ditën e sotme ka ndritur padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, për gjobën 50 milion lekë që i vendosi Policia, me pretendimin se ka shkelur masat anti-Covid për mitingjet.
Ai u shpreh se vendimi për gjobitje nuk është i drejtë, pasi ai kishte pak persona të mbledhur, e teksa mori shembull kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha që kishin më shumë në mitingjet e tyre.
Debreshi tha se shpreson që Gjykata të marrë një vendim serioz në lidhje me çështjen e tij.
“Më gjobitën se ishim mbledhur pak, siç u mblodh Edi Rama, dhe Basha në fushatë. Ata kërkuan ndjesë dhe unë kërkova, por unë u gjobita. I kërkoj Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë t’i shikoj gjërat siç janë dhe të marrë një vendim serioz,” tha Debreshi ndër të tjera.