Konfliktet ne qytetin e Vlorës duket se i zgjidh vetëm arma e zjarrit. Kështu ka ndodhur mesditën e kësaj të martë në Fshatin Mavrorë të njësisë administrative Kotë, ku pas një konflikti mes disa personave kanë mbetur te plagosur dy shtetas. Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se të plagosur kanë mbetur 52-vjecari Argjil Gjoka dhe 19-vjecari Arif Bejtaj. Nga sa mësohet, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, por 52 vjecari Gjoka ka marrë një plumb në kraharor, e për pasojë nuk ka mbijetuar dot duke humbur jetën në sallën e operimit. Ndërkohë i plagosuri tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Vlorës. Argjil Gjoka ishte kreu i njësisë administrative Kotë. Ai ka ndërhyrë në sherrin e nisur fillimisht mes dy kushërinjëve për cështje pronësie, por fatkeqësisht situata ka precipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë, në sherr e siper një person i paidentifikuar ende, ka qëlluar me pistoletë duke plagosur fillimit dy shtetas. Kujtojmë që njësina administrative Kotë vijon ta ndjekë malliki i pronave, thënë kjo për faktin se pak muaj më parë, edhe kryetai i mëparshëm i kësaj njësie administrative u vra në krye të detyrës më armë gjaku. Bëhet fjalë për Fatmir Hodon, i cili u qëllua për vdekje nga bashkëfshatari i tij Admir Delaj.