Tregu i produkteve bujqësore në qytetin e Bulqizës është totalisht jashtë funksioni. Edhe pse për ndërtimin e tij janë shpenzuar miliona lekë, godina ka mbetur e njëjtë dhe bosh.
Tregu ka të gjithë parametrat që tregtarët ambulatory të prodhimeve bujqësore në të gjithë Bulqizën, të shesin në kushto optimal prodhimet e tyre, por deri tani nuk është vendosur në funksion.
Jashtë kameras, qytetarët kërkojnë që Bashkia Bulqizë të marrë masa dhe ta hapë këtë treg në mënyrë që produktet që ata blejnë të jenë në kushte të mira dhe jo në pluhur apo baltë siç është aktualisht tregu në brendësi të qytetit.
Nga ana tjetër, tregtarët thonë se arsyeja që kanë refuzuar të zhevendosen në periferi tek tregu i sapo ndërtuar i produkteve bujqësore është largësia me qytetin. Sipas tregtarëve, nëse ata zhvendosen aty, do të bjerë fuqia blerëse pasi qytetarët e kanë shumë larg nga banesat e tyre. Në mungesë të tregut brenda qytetit, shumë tregtarë kanë marrë ambjente me qera ku vijojnë aktivitetin e tyre të shitjes së produkteve bujqësore