Tre vatra zjarri në Madhesh të Matit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Tre vatra zjarri në Madhesh të Matit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Tre vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Madhesh, në njësinë administrative Ulëz, Bashkia Mat. Për shuarjen e flakëve drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Tre vatrat ndodhen në një distancë prej rreth një kilometri nga njëra-tjetra, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Terreni i vështirë malor po e bën të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren. Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun që zjarri të marrë përmasa më të mëdha. Për shkak të situatës së vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.