Megjithëse ka nisur funksionimin e tij, drejtuesit e mjeteve të transportit pbulik ndër-qytetas në Dibër, deklarojnë se janë drejt falimentit. Numri i vogël i pasagjerëve që duhet të kenë në autobuzët e tyre bën që sipas tyre të mos mbulohen as shpenzimet e naftës. Drejtuesit e mjeteve të këtij transporti thanë se janë drejt falimentit dhe se po detyrohen të mbyllin aktivitetin e tyre nëse shteti nuk ndërhyn. Ata kërkojnë kompensim të naftës apo dhe marrjen e pagave të luftës ku shumë prej tyre ende nuk i kanë marrë. Të udhëtosh nga Peshkopia drejt Tiranës apo Durrësit me 1 apo 3 pasagjer, sipas drejtuesve të mjeteve të këtij transporti, është e pamundur të mbulosh shpenzimet e sa për fitim nuk bëhet fjalë. Drejtuesit e mjeteve të transportit publik ndër-qytetas paralajmërojnë bojkot të shërbimit dhe rinisjen e protestave nëse shteti nuk ndërhyn për të rimbursuar shpenzimet apo për të rritur numrin e pasagjerëve të lejueshëm për të udhëtuar në të njëjtin automjet.