Trajnim tre ditor i Këshillit të Bashkisë Mat

Share

  Për tre ditë me radhë Këshilli i Bashkisë së Matit u trajnua në kuadër të projektit “Bashki të forta” financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim e zbatuar nga SDC Albania. Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Mat, Elisa Gjasta tha se ky trajnim shërbeu për përforcimin e rolit të këshillit në mirëofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në koordinim me administratën e bashkisë. Po ashtu, trajnimi iu shërbeu edhe këshilltarëve të rinj për tu njohur me rolin dhe detyrat që do të ketë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre.

  Nga ky trajnim u diskutua edhe unifikimi i rregulloreve të Këshillave Bashkiak në të gjithë vendin.

Këshilli i Bashkisë së Matit është ndër këshillat e parë bashkiak në të gjithë vendin që për herë të parë ka krijuar në përbërjen e komisioneve edhe komisionin për barazi gjinore dhe përfshirje sociale.

Read more

Local News