Trajneri i sapo emëruar në krye të pankinës matjane, Gentjan Stojku shprehet optimist për ndërtimin e një ekipi cilësor. Ai ka nisur stërvitjen prej dy ditësh me skuadrën matjane në Pezë Helmes të Tiranës. Puna ka nisur me njohjen e grpit që është mbledhur deri tani, ndërsa i pranishëm ishte edhe vetë administratori i Klubit të Futbollit Burreli, Bajram Ballabani. Ky i fundit u shpreh se tashmë do të jetë në dorën e Stojkut përzgjedhja e lojtarëve, duke treguar gjithë mbështetjen e tij.
Vetë trajneri i sapo emëruar Gentjan Stojku tha se për të ndërtuar një skuadër dinjitoze ka shumë punë përpara, por me mbështetjen edhe të klubit kjo do të arrihet. Sipas tij, pak ditë duhen për t’u njohur me futbollistët aktual që janë grumbulluar, ndërsa më pas do të mendohet për plotësimin e reparteve.
Trajneri Stojku do të ketë ndihmës të tij ish futbollistin e Burrelit dhe ish trajner i ekipit zinxhir të fëmijëve, Renato Hotin.