Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e katër personave ka ndodhur mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pranë qendrës tregtare TEG.
Sipas Policisë, shoferi i mjetit, me inicialet A.A., ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V.B., B.B., F.B., Xh.B., të katërt pjesëtarë të të njëjtës familje, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në Qendrës Spitalore Universitare nën kujdesin mjekësor.
Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti. Paraprakisht thuhet se i afërmi i tyre, që drejtonte mjetin udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.