Ata kishin shpresuar të mblidhnin para në SHBA për të ndërtuar një shtëpi! 

Një refugjat 25 vjeçar dhe vajza dy vjeçare nga El-Salvadori mbyten në përpjekjen për të kaluar lumin Rio Grande për në SHBA. 
Sipas gazetës “La Jornada”, babai e kishte sjellë vajzën në anën tjetër të lumit, pastaj donte të kthehej në anën meksikane për të marrë gruan. Në këtë moment vajza e vogël ka dashur t’i shkojë nga pas e është hedhur në ujë . Babai kishte arritur ta kapte vajzën, por rryma i kishte rrëmbyer të dy, citon gazeta, gruan e viktimës. Baba e vajzë u mbytën para syve të gruas 21 vjeçare. 
Sipas të dhënave nga gjykata meksikane, Oscar R. dhe gruaja e tij, Tania A. kishin vendosur të kalonin lumin Rio Grande në Matamaros, një pikë shumë e rrezikshme, pas dy muajsh në kampin meksinan Tapachula. Pas një orë kërkimi, trupat u gjetën kufomat 500 metra më larg.