Ekipi matjan i futbollit “Burreli” vijon të afrojë lojtarë të rinj për kampionatin e kategorisë së parë 2020 – 2021.
Pas zyrtarizimit të mbrojtësit të majtë një ditë më parë Mark Dodaj, një tjetër lojtar ka firmosur kontratën me klubin matjan.
Bëhet fjalë për Alfred Zefin me rol në fushë si organizator i ekipit. Zefi ka luajtur me disa ekipe edhe të superligës si Laçi apo Kamza e Korabi që kanë debutuar në ligën superiore.
Në sezonin e fundit Alfred Zefi ka qenë pjesë e ekipit të Besës së Kavajës. Po ashtu ka rikonfirmuar vazhdimin me Burrelin edhe mbrojtësi Aleks Dedgjonaj i cili ishte pjesë e skuadrës matjane edhe në sezonin që lam pas.
Trajneri i ekipit Samuel Nikaj dhe Administratori i Klubit Bajram Ballabani thanë se të tjerë emra pritet t’i bashkohen skuadrës në ditët në vijim.