Tirana zgjohet mes turistësh, Rama uron një të diel të paqtë

Tirana zgjohet mes turistësh, Rama uron një të diel të paqtë

Kryeministri Rama ka uruar qytetarët këtë të diel përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Dhe me një mëngjes tashmë të zakonshëm për Tiranën, që me stinën e ngrohtë zgjohet mes qindra turistëve dhe aparatesh fotografikë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama në Facebook.

Postimi i kreut të qeverisë shoqërohet me pamje nga kryeqyteti, ku vihet re prania e turistëve të shumtë që vizitojnë Tiranën gjatë sezonit veror.