Janë momente të vështira për çdokënd, qoftë në Tiranë, Romë apo Nju Jork. Por edhe në Magangue, në veriun e Kolumbisë. Qytetarët janë të kyçur në karantinën që qeveria ka vendosur kundër koronavirusit, dhe persona me “gjakun” latin si kolumbianët mezi pajtohen me këto urdhra.

Aq deshi Magangue. Për pak minuta lajmi u përhap kudo në shtëpitë të mbushura si asnjëherë, që u zbrazën  si pa të keq për të parë mrekullinë.  

Banorët harruan distancat sociale, harruan më së shumti maskat, dhe filluan t’ i luteshin trungut që, për hir të së vërtetës dhe me ndihmën e besimit, kishte marrë  formën e një personi të kryqëzuar, kryesisht falë lojës së dritëhijes.