Thirrje Dëshpëruese në Homazhet për Enea Mekollin: "Shteti të Marrë Masa, Kriminelët po Sundojnë!"

Thirrje Dëshpëruese në Homazhet për Enea Mekollin: "Shteti të Marrë Masa, Kriminelët po Sundojnë!"

Maliq – Në ceremoninë e homazheve për Enea Mekollin, i cili u vra dje në Maliq, kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë për të nderuar kujtimin e tij.

Gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj, xhaxhai i viktimës i është drejtuar atij me një thirrje të dhimbshme, duke kërkuar masa të menjëhershme nga shteti për shkak të rritjes së kriminalitetit.

"E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelët. Ka pasur tri herë tentativa për ta arrestuar. Duhet të merrni masa, po na vrasin. Bëhuni të zotë. E latë këtë vend në dorë të kriminelëve, po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominon policia, por dominon krimi. Na fundosët. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse”, shprehu ai me lot në sy, duke nënvizuar dëshpërimin dhe zhgënjimin e thellë të familjes ndaj situatës së sigurisë në vend.