Pronari i një lokali në Dibër është gjobitur me 1 milionë lekë pasi ka thyer masat e vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë COVID-19.

Orari që lejohet për të vendosur muzikë është deri në 23:00 të natës, pas kësaj ore ndalohet që në ambientet e lokaleve të vendoset muzikë. Burime zyrtare bëjnë me dije se si pasojë e shkeljes së këtij rregulli është gjobitur shtetasi H.L.

“Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-covid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në qytetin e Peshkopisë i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve,  shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë shtetasin H.L., pronari i subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, shkruhet në njoftim.