Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer të tjera detaje lidhur me abuzimin seksual të 15-vjeçares, nga një 65-vjeçar, pas shantazhimit të këtij të fundit kundrejt minorenes. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, gazetarja tha se një pjesë e videos që u filmua nga i moshuari, i ka shkuar edhe familjes dhe gjithashtu është publikuar në rrjetet sociale. Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë histori, është fakti që të gjithë në zonë kishin informacion lidhur me ngjarjen. Lala thotë se një ndër nxënësit e arrestuar gjithashtu për abuzim është djali i një mësueseje të shkollës.