Zbulohet identiteti i autorit të masakrës së ndodhur në Kavajë pak më herët.

Mësohet se autori është Eraldo Hyka 22 vjeç. Po ashtu i përfshirë në konflikt është edhe vëllai i tij, Eljo Hyka, ndërsa janë shpallur në kërkim.

Shtetasi Marjus Aliaj është shoqëruar në polici pasi dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje që tronditi Kavajën.

Gjithashtu janë zbardhur edhe emrat e 3 prej 5  personave të plagosur nga përplasja me armë në Kavajë.

Të plagosur kanë mbetur Sali Mekja, Rustem Dedaj dhe Arben Hajdini, të cilët ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Personi i cili mbeti i vrarë ishte një kalimtar i rastësishëm i identifikuar si Ramazan Hasanlliu i cili kishte dalë për të blerë bukë, në momentin kur ndodhi ngjarja.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e përplasjes së 2 grupeve rivale.