Pas dy tërmete të fuqishme goditën vendin tone të shtunën e kaluar kanë dalë edhe bilancet sipas raportimeve të bëra në të gjitha Bashkitë e Qarkut Dibër. Menjëherë pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama të dielën, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka zhvilluar takime me shtabet e emergjencave civile në katër bashkitë e Qarkut. Prefekti Shehu tha se dëmet më të mëdha janë raportuar në Njësitë Administrative Xibër e Gurrë në Bashkinë e Klosit. Sipas tij deri të dielën në mesditë janë raportuar 57 banesa të dëmtuara në të gjithë qarkun të cilat do të verifikohen nga grupet e punës.
Më problem mbetet familja e Luan Elezit prej 4 anëtarësh në fshatin Mali i Lezit në Njësinë Administrative Gurrë e cila ka mbetur në qiell të hapur. Kjo familje është vizituar edhe nga vetë prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu e kryebashkiaku i Klosit Ilmi Hoxha.
Sakaq, do të jenë grupet e punës ë bashki ata që do të verifikojnë denoncimet e më pas grupet e tjera do të bëjnë vlerësimin e dëmeve.