Tërmeti ndjehet edhe në Qarkun Dibër

Tërmeti ndjehet edhe në Qarkun Dibër

Dy tërmete të njëpasnjëshme me mangitudë 5.8 dhe 5.6 ball të shkallës rihter shkund këtë të shtunë gjithë vendin. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në detin adriatik në thellësi 10 kilometra dhe në distancë 6 kilometra nga qyteti bregdetar.
Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Qarkun Dibër me një interval prej 10 minutash. Tërmeti i parë u shënua në orën 16 e 4 minuta ndërsa lëkundja e dytë në orën 16 e 15 minuta.
Ende nuk ka raportime për dëme materiale në Qarkun Dibër,. Megjithëse dyshohet që në fshatrat në kufi me Tiranën dhe Krujën të jenë shënuar dëme materiale. Shtabet e emergjencave civile në Bashkitë Mat, Klos, Bulqizë e Dibër kanë nisur verifikimet nëse ka dëme të shënuara nga lëkundjet e sotme të tërmetit.