Klosi nuk i ka rezistuar aspak kryesuesit të grupit A Tërbunit të Pukës i cili e mundi të dielën në “Liri Ballabani” me rezultatin 4 me 2. Megjithëse miqtë u treguan luftarak që në minutat e para të takimit, janë vendasit që kalojnë të parët në avantazh në minutën e 19 pas një penalltie të shkaktuar nga portieri i Tërbiunit. Taku nuk gabon në gjuajtjen e tij dhe hap siparin e 6 golave të kësaj ndeshjeje. Megjithatë, miqtë nuk u demoralizuan por nisën me aksionet e tyre të njëpasnjëshme me Prendin dhe Markun. Por në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë, miqtë barazojnë shifrat. Goli i realizuar nga Prendi e çon ekipin në pushim më të qetë. 7 minuta nga fillimi i pjesës së dytë është Mezini që kalon Tërbunin në avantazh. Loja vijon me rezultatin 1 me 2 deri në minutën e 68 kur Taku i Tërbunit trefishon rezultatin. Vendasit nuk mund ta pranojnë dhe vijojnë sulmet pa ndalim, e në minutën e 86 një tjetër penallti do të shkaktohej nga miqtë pas një ndërhyrjeje ndaj sulmuesit Farruku. Për gjyqtarin kryesor Dorian Maletaj ka penallti. Është Farruku që e ekzekuton dhe ngushton në 2 me 3. Vetëm 2 minuta shtesë u dhanë nga gjyqtarët, e këto i shfrytëzuan mësëmiri miqtë. Një dalje e gabuar e portierit Spaho, solli edhe golin e tretë të cilin e shënoi Gjakova i future në lojë vetëm dhjetë minyuta më parë. Loja u mbyll me rezultatin Klosi 2 e Tërbuni 4. Tashmë grupi A kryesohet nga Tërbuni i Pukës me 43 pikë i ndjekur nga Gramshi me 40 pikë. Ndërsa Klosi renditet i 8-ti mes 14 ekipeve. Pothuajse e gjithë koha e ndeshjes u shoqërua nga reshjet e shiut. Ajo që ra në sy është dëmtimi i mbulesës së tribunës vip, duke vështirësuar kështu edhe xhirimin e takimit. Megjithëse ajo qëndron e tillë prej shumë javësh, askush nuk është kujdesur për riparimin e saj.

Share
Read more