Tension para Parlamentit: Vezë, Plehra dhe Thirrje të Forta Kundër Deputetëve
Protesta e zhvilluar ditën e sotme para Parlamentit është shoqëruar sërish me tensione të larta.
Qytetarët kanë qëlluar me vezë në drejtim të Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare e cila ka nisur që prej orës 10:00. Përveç kësaj, ata kanë hedhur plehrat mbi makinat e deputetëve, të cilat ndodheshin të parkuara para institucionit.
Më herët gjatë ditës, grupi i protestuesve që ishin mbledhur para Parlamentit kanë pritur deputetët, të cilët po hynin në sallë për seancën plenare. Deputetët u shoqëruan me thirrje të tilla si: “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”, duke theksuar pakënaqësinë e qytetarëve.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë afruar aty edhe një kosh mbeturinash, mbi të cilin kanë shkruar emra deputetësh, një veprim ky me simbolikë të fortë kundërshtie.