Temperaturat ekstreme të ditës së sotme kanë bërë që qindra banorë të Matit dhe Klosit’i drejtohen rrjedhës së lumit Mat dhe lumenjve te tjerë më vegjel për të kaluar orët e nxehta të ditës. Që nga Klosi e deri në Zenisht të rinj e familjarë kanë zgjedhur ujin e lumit për tu freskuar e në këtë mënyrë edhe për të përballuar të nxehtin ekstrem. Sipas frekuentuesve të lumit, kalimi i orëve të pikut të të nxehtit është mënyra më e mirë për ta përballuar atë, ndaj dhe me më pak kosto ekonomike, por edhe për shkak të punës, kanë zgjedhur lumin e Matit si destinacion. Lumi Mat është përdorur historikisht për tu larë në të gjatë stinës së verës. Banorët e luginës së Matit e kanë frekuentuar në vijimësi këtë lum jo vetëm nga fakti që ka më pak kosto ekonomike por edhe që është shumë pranë banesave.

Share
Read more