Situata e krijuar nga reshjet e borës, të nisura që prej së dielës e deri në orët e para të ditës së hënë, vijojnë të jetë problematike kryesisht në Bashkitë Dibër e Bulqizë. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se më problem janë njësitë e thella administrative Selishtë, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, Ostren, Trebisht etj, por që pushteti vendor ka nisur hapjen e rrugëve të tyre. Nga ana tjetër Shehu u shpreh të gjithë shkollat e Bashkive Dibër e Bulqizë janë mbyllur me vendim të Ministrisë së Arsimit. Rruga nacionale Peshkopi – Burrel – Milot është e kalueshme pa probleme, ndërsa me vështirësi qarkullohet në akset Peshkopi – Kukës dhe Ura e Çerenecit – Librazhd.

Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se gjatë këtyre dy ditëve ka patur probleme edhe me mungesën e energjisë elektrike, kryesisht në zonat e thella malore. Sipas tij, grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e rrymës.