Me tone të forta, ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri ka dalë sot para mediave pas vendimit që dha Gjykata e Krimeve të Rënda, duke e denuar me 3 vite e 4 muaj sherbim prove, pasi u akuzua per shperdorim detyre.
“Mund të shfrytëzoja politiken. Fundja siç kanë bërë ata para meje. Dhe ata që sot para meje kanë ngelur në parlament dhe kanë mbajtur mandatin e deputetit dhe pse janë akuzuar për vjedhje e vrasje. Unë se bëra. Unë bëra të kundërtën. Lash mandatin, ndërpreva çdo veprim politik. I dendur për drejtësi. Unë besoj se sot është më mirë rreziku nga padrejtësia, sesa drejtuesi që të bën politika. Radha e servilëve dhe Shushunjat shtohet e shtohet. Për ata ca që heshtin se sikur nuk isha jetuar kurrë dhe ata ca që nuk mu ndanë nga fyti kurrë që nga dita e parë që hyra në politikë. Por mirë kanë bërë se unë besoj se sot cilësia e burrit duket nga armiqtë që ka.
Që kush isha në politike ditën e parë, dhe kur isha në Kuvend, këtë rrugë zgjodha. Mbajta akuza të rënda. Më akuzuan se fitoja 5 mln euro në muaj. Më akuzuan se harxhove për fushatë 20 mln euro në muaj. Fati ishte që Gjykata Italianë gjykoi dhe tha se; ‘Tahiri s’ka lidhje me akuzat’. Karroca e prishur e akuzave ndaloi në stacionin e parë këtu”, tha Tahiri.
Saimir Tahiri e konsideroi vendimin e gjykatës një gjysmë lajmi të mirë ndërsa tha se po pret zbardhjen e tij për ta apeluar atë.
Me tej Tahiri tha: “Nuk kam patur asnjë kontakt asnjë komunikim asnjë kontakt me këdo që është akuzuar në këto dy vjet bashkë me mua. Se policia ka bërë detyrën e ka kallëzuar edhe këta që thonin se ishin bashkëpunëtorët e mi. Disa nga policët, as kanë qenë në detyrë e më kanë akuzuar mua. Këto e shumë gënjeshtra si thash kurrë në publik, e këtë e bëra në respekt të drejtësisë. Po gënjeshtrat një ditë bien. Ky sigurisht ishte një gjysmë lajm i mirë për mua. Gënjeshtrat morën një përgjigje, kjo për mua nuk është drejtësi e plotë. Beteja për të vërtetën time, ndaloi dje në stacionin e parë e ka plot rugë përpara. është një shprehje që thotë gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, ndërsa vërteta ende nuk ka veshur këpucët.
Do më duhet shumë shumë punë përpara, për të bindur se sa të pavërteta janë thënë deri tani. Vendimi nuk është zbardhur ende e s’më takon të ndalem shumë. Do luftoj pa pushim e do luftoj pa u përkulur deri në ditën e fundit se kam shpërdoruar kurrë detyrën përkundrazi e kam bërë me pasion e përkushtim. Ata që e zhytën vendin në krim sot me akuzojnë mua. E kthyem qarkullimin rrugor në model e ata që e kishin kthyer në katrahurë më akuzojnë mua. Gabohen kush mendon se kanabis kishte vetëm në Lazarat. Unë bëra detyren dhe bëra edhe gabimin më të madh që e thash publikisht ku mbillej kanabis në Shqipëri.
Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre, po unë do përballem edhe me këtë akuzë. Ka patur shqipëria ministra të brendshëm të tjera, ministra e kryeministra, një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetarë, nuk u akuzua për shpërdorim detyre e as kryeministri i asaj kohe , as min mbrojtjes su akuzua kur la 28 të vrarë në Gërdec, askush në këto 30 vite që ka vjedhur paratë e qytetarëve nuk u akuzua, ndaj janë sot serbes serbes shesin dëngla e më bëjnë gjyqin para populli. Po unë jam shumë larg nga këta, më intereson vetëm e vërteta ime. Po pres të marr vendimin e zbardhur e ta apeloj, të përgjigjem me përulësi për cdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia. Ka shumë që sot më besojnë e i falenderoj pa masë, ka shumë që s’më besojnë edhe ata i falenderoj. “ u shpreh Tahiri ne konferencen e sotme per shtyp.