Pas afro 10 orësh treshja e Gjykatës së Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për ish ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri.
Treshja e togave të zeza ka hedhur poshtë dy nga tre akuzat e ngritura nga prokuroria si atë të pjesmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike. Gjykata ka vendosur vetëm mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës.
5 vjet shërbim prove ishte dënimi i dhënë nga gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai konvertohet në 3.4 vite.
Vetë Saimir Tahiri tha se vendimi i Gjykatës është qesharak, pasi nuk ka asnjë argumentim bindës. Megjithatë Tahiri deklaroi se do ta apelojë vendimin.