"Qershia mbi tortë", firmos për Burrelin bomberi Jasmin Raboshta
Megjithëse ekipi i Burrelit është grumbulluar ditën e hënë ku nisi zyrtarisht stërvitjen, matjanët kanë mbyllur afrimet e reja, duke bërë kështu që merkatoja e këtij sezoni të shkojë drejt mbylljes. Këtë të mërkurë kanë firmosur dy futbollist të rinj të cilët mbyllin lojtarët që vijnë nga ekipet e tjera.