Ekipi i Burrelit vijon të ketë afrime të reja. Pas sigurimit të 4 futbollistëve të formacionit bazë me ardhjen e trajnerit të ri Samuel Nikaj, të tjera afrime janë bërë pranë kësaj skuadre para grumbullimit të hënën.

Drejtues të klubit kanë firmosur kontratën me portierin e ri i cili vjen me një karrierë të gjatë me disa ekipe.

Festim Miraka do të jetë gardiani i portës matjane për kamionatin në vazhdim. Ai ka firmosur këtë të dielë me drejtorin teknik Klevis Gjoka dhe trajnerin e portierëve Kastriot Rama.

Ndërkohë edhe një tjetër emër pritet të zyrtatizohet pasi drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë në bisedime. Por kjo mbetet për tu parë!