Këshilli Bashkiak Mat vlerëson me titullin “Qytetar Nderi” Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj
Këshilli i Bashkisë së Matit, ka vlerësuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, Ministrin në detyrë të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj. Propozimi për dhënien e këtij titulli është bërë nga një grup intelektualësh i trevës së Matit dhe Drejtoria e Mbrojtjes Civile.