Në javën e 19 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, Burreli do të presë në shtëpi ekipin Luzi 2008, i cili aktualisht pozicionohet në vendin e 7 të klasifikimit të 14 skuadrave të kësaj kategorie.

Por matjanët janë të bindur në ecurinë e skuadrës duke deklaruar që do të vazhdojnë të japin maksimumin në çdo përballje për ta mbyllur këtë kampionat në vendet e para të kategorisë.

Pas barazimit pa gola një javë më parë me Skënderbeun, matjanët kanë nisur menjëherë stërvitjen për të qenë në formën më të mirë të mundshme në përballjen e së shtunës ndaj Luzit 2008 të Kavajës.

Drejtues të stafit teknik thanë se gjendja e lojtarëve është në formën më të mirë të mundshme dhe se të gjithë janë të motivuar për të marrë tri pikë të plota nga kjo ndeshje.

Duke qenë se kampionati po shkon drejt ndeshjeve të fundit, gara për mbijetesë në këtë  kategori por edhe për të kaluar në superligë sa vjen e vështirësohet. Katër vendet e fundit të kësaj kategorie janë me diferencë shumë të vogël pikësh, por edhe të ekipeve pretendente. Vendin e parë e mban Flamurtari me 35 pikë, vendin e dytë Dinamo me 34 pikë dhe vendin e tretë Skënderbeu me 34 pikë. Burreli aktualisyht është i pozicionuar në vendin e 9 me 22 pikë në total nga 18 ndeshje të luajtura.

Dritan Kurti