Situata virusale/ fluks vizitash edhe në qendra shëndetësore
Edhe qendrat shëndetësore po përballen me një fluks të shtuar të qytetarëve që paraqiten me viroza stinore. Në Qendrën Shëndetësore të Maqellarës, paraqiten çdo ditë rreth 30 persona kryesisht me simptomat e virozës stinore. Megjithatë, për personalin e kësaj qendre shëndetësore situata nuk është shqetësuese dhe aktualisht është nën kontroll.