E rëndë në Maqedoninë e Veriut, ndërron jetë në burgun "Idrizov" i dënuari nga Peshkopia
Një lajm tragjik ka ardhur nga burgu “Idrizov” në Maqedoninë e Veriut. Shtetasi me inicialet H.K që vuante dënimin në këtë burg dhe që ishte diagnostikuar me kancer, ka ndërruar jetë një natë më parë. Lajmi është dhënë nga të burgosur të tjerë që vuajnë dënimin në burgun “Idrizov”