Dy persona janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen se një ditë më parë kanë dhunuar ish-shefin e Komisariatit në Dibër, Robert Aga.

Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë B.A., 30 vjeç dhe R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.


“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.

Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰, në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.