Dani ka zëvendësuar në këtë post Pjerin Lazrin, ish-shef i Komisariatit Pukë, i cili u shkarkuar nga detyra dhe u përjashtuar gjithashtu nga organizata e Policisë së Shtetit, pasi u shfaq në një video të transmetuar në emisionin “STOP” duke rrahur një qytetar.

Fiqiri Dani më herët ka mbajtur postin e shefit të Rendit në Dibër, po ashtu më parë ka drejtuar dhe policcinë Kriminale në Pukë.