Bulqizë, ujësjellësi i Gjoricës ende jo funksional, banorët i rikthehen puseve të ujit
Prej afro një jave banorët e fshatit Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës janë pa ujë të pijshëm. Kjo ka ardhur si rezultat i ndërprerjes së rrjetit të ujësjellësit pasi nga analizat e para rezultoi i infektuar. Dhjetra banorë të kësaj njësie administrative përfunduan në spitale për shkak të problemeve shëndetësore