Aksident në qytetin e Peshkopisë, mjetet përplasen kokë më kokë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish SMT-ja. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar lëndimin e tre personave.
Sipas policisë mjeti tip Mercedes me drejtues J.Hima ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin F.Gjiza.