Suç, fëmijët rikthehen në shkollën e rikonstruktuar

0
15

  Pas tre vitesh të shpërndarë në disa shkolla të bashkisë së Klosit, nxënësit që frekuentojnë shkollën e Mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” në fshatin Suç janë rikthyer në këtë godinë arsimore. Objekti ju nënshtrua një rikonstruksioni total, ndonëse nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit, në vitin 2020, u konsiderua si objekt i papërdorshëm dhe jo i qëndrueshëm. Megjithatë një inspektim i dytë, ka dalë në përfundim që shkolla e Mesme të Bashkuar “Haxhi Lata”, Suç nuk duhej të shembej, por të rikonstruktohej dhe të përforcohej. Këtë vit të ri shkollor nxënësit e kanë nisur mësimin tashmë në godinën e rikonstruktuar. Tashmë për komunitetin e fshatit Suç problem vijojnë të mbeten ujërat e zeza të cilat rrjedhin anash rrugës kryesore të fshatit, rrugë të cilën e përdorin edhe fëmijët për të shkuar në shkollë.

  Ndërkohë, përfaqësues të firmës së rikonstruksionit të godinës shkollore në Suç thanë se pas përfundimit të të gjitha punimeve, po punohet edhe për përfundimin e fushës sportive apo edhe hapsirave të tjera në funksion të mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle.